Zv.kryeministrit Driton Selmanaj sonte në seancën e Kuvendit tha se kurrë në jetën e tij nuk e ka thënë që tema e pagjeturve është ezauru, por se deputetja Duda Balje nuk e ka kuptuar drejt, pasi ajo nuk e flet dhe nuk e kupton gjuhën shqipe.
Ndaj këtij deklarimi të Selmanajt ka reaguar ashpër deputetja Balje, e cila përmes një postimi në Facebook tha se nuk është punë e Selmanajt se sa e njeh gjuhën shqipe, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Baljet pa ndërhyrje:
Zv.kryeministër Selmanaj sa e njoh unë gjuhen shqipe dhe sa e flas nuk duhet të jetë çeshtje e fjalimit tuaj në foltore të Kuvendit. Jam përkushtuar shumë që ta mësoj dhe ta flas gjuhen shqipe.
Dhe per ta kuptuar kur lexoj dhe dëgjoj jam shumë në rregull me gjuhen shqipe.
Une, dhe anëtarët e komisionit kemi lexuar emailin që keni derguar ju, shqip ashtu siç ju e keni shkruar.
Për mua çështja e të pagjeturve është dhe mbetet temë që duhet të jetë kryefjala e angazhimit tim dhe me këtë temë nuk bëj politikë.