×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Duda Balje lajmërohet nga Shkupi pasi i doli fotografia në një lokal afër selisë së Izet Mexhitit

    Reporteri
    30 Maj 2025 | 13:39

    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi, pasi në media doli në fotografi e saj në një lokal, e që sipas raportimeve, ishte në afërsi selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

    “Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, shkroi Balje në fotografinë e publikuar.

    Ajo është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

    Javën e kaluar, deputetja boshnjake, Duda Balje, ka konfirmuar se i kanë ofruar punë si profesoreshë në Maqedoni të Veriut, në këmbim të votës për zgjedhjen e Albulena Haxhiu Kryetare Kuvendi.

    Balje tha se ka pasur 2-3 thirrje për këtë çështje, por se ka refuzuar duke e cilësuar këtë si të papranueshme, shkruan Reporteri.net.

    “Po është e vërtetë. Pata disa thirrje, që s’janë persona direkt, të politikës. Janë shoqëri. Para disa vite kam apliku për vendin e profesoreshës në Maqedoni sepse kam shtetësinë e Maqedonisë dhe e flas mirë gjuhën. Kam plotësu krejt kushtet. Më s’kam apliku. Tash kanë thanë se ka mundësi me bisedu për vendin e punës”, ka thënë Balje.

    Për këtë çështje, Balje ka folur edhe dje para seancës së Kuvendit, duke thënë se e ka refuzuar këtë ofertë.

    Siç u pretendua personi që ia kishte bërë këtë ofertë ishte politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhidi.

    Për këtë çështje ka folur mbrëmë edhe vet Mexhiti. Ai ka mohuar përfshirjen duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me këtë rast dhe se hera e fundit që ka takuar deputeten Balje ka qenë gjatë zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!