Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka thënë se nuk besoj se do të ndryshojë diçka as në seancën e sotme të Kuvendit.
Balje ka thënë se nëse Limaj është kandidat për kryeparlamentar, do ta shqyrtojnë mundësinë për ta votuar.
“Unë mu marr me mendimet e secilit deputet brenda Vetëvendosjes është joreale. Deputetët të cilët kanë fol për këtë temë s’kanë pas asnjë informacione, kanë fol pa bazë që të jenë të rëndësishëm. Nuk du me fol keq për asnjë deputet, nuk është në nivelin tim. Unë në Shkup kam qenë me familjen, nuk ka asnjë lidhje me atë që është thënë.
“Po, nëse Limaj është kandidat, por unë nuk e besoj, kemi me mendu seriozisht”, ka thënë Balje. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.