×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin”, Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve që e shkelën ligjin për duhanin në Kuvend

    Reporteri
    20 Shtator 2021 | 12:48

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sipas tij janë duke tymosur cigare në hapësirat e brendshme të bufesë.


    Sipas tij, ka ankesa nga deputetët tjerë se tymi i cigares po depërton edhe në sallën ku po mbahet seanca e Kuvendit.

    “Ju tregojmë edhe një herë që duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin”, u tha Konjufca deputetëve, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, dikush nga deputetët i theksoj atij se pirja e duhanit përveç e dëmshëm është edhe i ndaluar të konsumohet në hapësirat e mbyllura.

    “I ndaluar po se po, por edhe e dëmton shëndetin”, tha Kryeparlamentari Konjufca.

    Por, Konjufca nuk tregoi se kush janë deputetët që po e shkelin ligjin që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!