Kreu i diplomacisë sllovake, Rastilav Kacer ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel. Ai ka thënë se e mirëpret faktin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me implementimin e propozimit të BE-së.
Kacer thotë se tashmë është e nevojshme që të bëhet punë shumë e madhe dhe ka shprehur përkrahjen e Sllovakisë për Josep Borellin dhe Miroslav Lajcakun për aktivitetin që do të kenë në vazhdim.
“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Brukseli. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të presidentit të Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministrit Albin Kurti për të vazhduar me zbatimin e Propozimit të BE-së. Duhet punë e madhe tani. Mbështetja jonë është për Borell dhe Lajçak në punën që bëjnë në emër të BE-së”, ka shkruar Kacer.
Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së që vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet. Zgjidhja e problemti të Kosovës me Serbinë pritet të jetë determinuese në qëndrimin e 5 shteteve të BE-së për pavarësinë e Kosovës.
https://twitter.com/RastislavKacer/status/1630493695211446274?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1630493695211446274%7Ctwgr%5E04eecdb103c23092b3273617c13834d8c36f3e88%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsllovakia-e-sheh-si-pozitiv-faktin-qe-kurti-dhe-vuciq-pranuan-planin-franko-gjerman%2F