Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku promovon nismën “Ballkani i Hapur”, në të cilën deri tani kanë aderuar zyrtarisht Shqipëria dhe Maqedonia.
Në video publikohen pamje nga takimet e presidentit serb me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, duke shijuar nga një gotë verë bashkë.
“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe vizion për të ardhmen. Jam i sigurt që “Ballkani i Hapur” ka të ardhme. Nuk mund të ndalosh njerëzit që duan të punojnë bashkë, të cilët luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat është bazuar Bashkimi Europian, si liria e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.