Sot është dhjetë vjetori i vdekjes së aktorit shqiptar, Bekim Fehmiut.
Me këtë rast, Ministrja e Kulturësë, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka përkujtuar aktorin dhe ka thënë se emri i tij është i përhershëm.
“Në përkujtim të jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut, aktorit shqiptar i cili preku majat e kinematografisë”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157604887869075&set=a.10150840513389075&type=3
Ministrja Dumoshi, sot më herët përmes një komunikatë për medie, ka përkujtuar aktorin dhe ka thënë se emri i tij është i përhershëm.
Ajo shprehi keqardhje për pamundësinë e shënimit të përvjetorit të aktorit “ashtu siç e meriton Bekim Fehmiu me trashëgiminë që la pas”, për shkak të pandemisë së Coronavirusit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.