Gazetari Visar Duriqi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas sulmit që iu bë mbrëmë.
Duriqi ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, derisa me rastin po merren Policia dhe Prokuroria e Shtetit, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ata që e kanë porositur sulmin ndaj tij, nuk do të arrijnë ta ndalin punën e tij. Duriqi ka njoftuar se pasi t’i stabilizohet gjendja shëndetësore do të kthehet për të vazhduar punën.
“Ne pamundesi per me iu pergjigj te gjithe miqve qe jane interesuar sot per mua, dhe ne pamundesi per ti falenderuar te gjithe: Une jam ne gjendje stabile me shendet. Sa i perket sulmit dhe tre personave qe e kane kryer ate mbrem pas mesnates, ajo eshte çeshte qe i takon Policise dhe Prokurorise. Ata, deri tash po bejne cdo gje qe eshte e mundur me aq sa lejon ligji.
Ata qe e kane porositur kete sulm, e qe per momentin ende nuk i di se kush jane, duhet ta dijne qe nje hunde dhe disa dhembe te thyer nuk eshte qe na frikesojne. Pas stabilizimit me gjendjen shendetesore kthemi qaty ku e kemi lane, me Insajderi dhe InDoks per me raportu njejte si me heret. Sikur nuk ka ndodhur asgje.
Miq, faleminderit edhe nje here per kujdesin”, ka shkruar Duriqi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.