Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar pak minuta më parë një fotografi nga Bjeshkët e Sharrit, konkretisht në afërsi të kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Durmishi ka paralajmëruar se në bjeshkën që shihet prapa shpinës së tij në fotografi, do të hapet tunel, për të lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.Megjithatë ai s’ka dhënë detaje lidhur me atë se kah do t’i bie trajektorja e rrugës, nga fshatrat e thella të Prizrenit, apo nga Komuna e Dragashit, konkretisht fshati Zaplluxhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.