Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme në vendin tonë pas reshjeve të borës, pavarësisht se qytetarët kanë publikuar foto e video ku shihen se po kanë vështirësi qarkullimi me veturat e tyre nga bora e papastruar.
Durmishi thotë se po punojnë në terren gjatë gjithë kohës, që qarkullimi të jetë sa më i lehtë.
Postimi i tij:
Cep më cep Kosovës, me 19 kontrata aktive, jemi duke punuar në teren gjatë gjithë kohës që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme.
Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.