×
  • Lajme
  • Lajme

    DW: Besimi tek polikanët është i ultë, të rinjtë po ikin

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 17:54

    Një shkrim i autorit të Deutsche Welle, Guy De Launey, i ka kushtuar një shkrim 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-s.


    Në të theksohet se qytetarët nuk kanë besim të madh tek politikanët.

    “Besimi në politikanët është shumë i ulët, të rinjtë po ikin”.

    Këtu theksohet numri i lartë i papunësisë, dhe përpjekja e të rinjve kosovarë për të ikur jashtë vendit për një të ardhme më të mirë duke parë ekzistencën e tyre diku tjetër.

    Gjermania mbetet ndër drejtimet më të preferuar.

    “Kosova po feston 20 vjetorin e çlirimit nga Jugosllavia dhe arritjes së NATO-së. Por atje ka pak eufori. Papunësia është e lartë dhe besimi në politikanë është i ulët. Është rritur edhe numri i të rinjve që të ardhmen e tyre e shohin diku tjetër. Një prej vendeve më të popullarizuara është Gjermania”, shkruan Deutsche Welle përcjellë Klan Kosova.

    Guy De Launey, i cili tregon se si shqiptarët e Kosovës presin për orë të tëra para ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, për të aplikuar për një vizë pune apo studentore.

    Ndërkaq ai ka intervistuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili thotë se Kosova po punon që një gjë e tillë të mos ndodh.

    “Gjermania është shteti që i pret ata. Që pret më shumë kosovarë, se çdo vend tjetër në Evropë. Është shumë e mërzitshëm fakti që ikja vazhdon. Ne duhet të punojmë shumë që të mos ndodh një gjë e tillë. Ne duhet t’iu japim një alternativë e njerëzve tanë, për një punë këtu në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

    Numri një i Qeverisë shtoi se po punon për të thithur investime të huaja, megjithatë thotë se është shumë e rëndë të shihet se si kosovarët po ikin.

    “Ne po punojmë për të thithur investime të huaja, nga Evropa, SHBA-ja, duke shpresuar për krijimin e vendeve të reja të punës, por është shumë e rëndë të shihet se si të rinjtë ikin”, shprehet ndër të tjera Haradinaj.

    Kurse, edhe të rinjtë e intervistuar thonë se ikja ndodh shkaku i një klase të korruptuar politike, që i bën ata të mos shohin shpresë në Kosovë për ndërtimin e të ardhmes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!