Katër persona janë lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.
Njëri aksident ka ndodhur tek Katedralja në Prishtinë rreth orës 19:15, në të cilën janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona.
Derisa në rastin tjetër në Fushë Kosovë, po ashtu, janë lënduar dy persona pas përplasjes së dy veturave.
“Janë raportuar dy aksidente trafiku. Njëri tek Katedralja në Prishtinë në ora 19:15 dhe tjetri në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në ora 20:00. Në të dyja aksidentet kanë qenë të përfshira nga dy vetura dhe të lënduar nga dy persona”, ka thënë Bajram Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.