Dy aksidente mes disa automjeteve ka ndodhur në sonte në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në të njëjtin lokacion. Si pasojë disa persona kanë marrë lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Sonte në orët e mbrëmjes është raportuar për një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” dalja e autostrades Veternik – Bresje 3. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e aksidentit dhe jemi njoftuar se bëhet fjale për dy aksidente në të njëtin lokacion dhe janë të përfshirë disa automjete. Në këtë faze raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor.”, ka thënë Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.