×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Dy aksidente trafiku sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, tre të lënduar

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 23:03

    Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, nga të cilat tre persona kanë marrë lëndime trupore.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Reporteri.net se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.

    Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhë rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.

    Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.

    “Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!