×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ditë para takimit me Kurtin, Vuçiq pranon një telefonatë nga Washingtoni

    Reporteri
    16 Gusht 2022 | 19:46

    Dy ditë para takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar sot një telefonatë nga Washingtoni. Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Derek Schollet, këshilltar i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Serbisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

    Aty thuhet se temë kryesore e kësaj bisede ishin takimet që pritet të zhvillohen në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

    “Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar për të siguruar stabilitet dhe paqe në rajon derisa shprehu pritshmëritë e tij që SHBA’ja dhe Partnerët Perëndimorë ta shtyejnë Kosovën që t’i qaset dialogut me seriozitet dhe përgjegjshmëri.

    Tutje, Vuçiq dhe Schollet biseduan edhe për mundësitë e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA’së dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

    Ndryshe, Kurti e Vuçiq do të takohen në Bruksel, të enjten. Agjenda e takimit ende s’është bërë e ditur, por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, që janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend./Reporteri.net

    Zëdhënësi i Qeverisë para takimit Kurti-Vuçiq: Do të diskutohen edhe elementet kornizë të marrëveshjes finale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!