×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Dy ditë pas zgjedhjeve, MI jep tender mbi 1.5 milion euro për sanimin emergjent të rrëshqitjeve në rrugën Pejë-Kuqishtë

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 10:49

    Dy ditë pas zgjedhjeve, Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tender në vlerë mbi 1.5 milionë euro për sanimin emergjent të rrëshqitjeve në rrugën Nacionale N9, Segmenti Pejë-Kuqishtë, shkruan Reporteri.net.

    Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 1 milion e 770 mijë euro, që në fund është dhënë për 1 milion e 577 mijë e 994 euro. Me kontratë është shpërblyer kompania “Granit SH.P.K”.

    Me këtë kontratë parashihen inçizimet dhe punët paraprake në terren, pastrami i terrenit dhe punët tokësore, konstruksioni i trases, muret mbrojtëse dhe dokumentimi i projektit të ekzekutuar.

    Kontrata është dhënë dje, teksa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet sot.

    Për këtë tender kanë ofertuar gjashtë kompani. Çmimi më i lartë ka qenë 1 milion e 524 mijë e 103, e më e larta 1 milion e 665 mijë e 157 euro. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!