Një rrahje e rëndë ka ndodhur mes dy familjeve nga fshati Dobratin i Komunës së Podujevës.
Të dy këto familje, shumë të afërta me njëra-tjetrën, janë rrahur rëndë mes vete për arsye banale. Burime të Gazeta Blic, kanë bërë të ditur se në rrahje përfshirë gati 10 persona, ku janë përdorur armë të ftohta, si thika dhe shkopinjë druri.
Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar mbi pesë persona, të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje kanë dalur ekipet policore dhe ato të ndihmës së shpejtë. Personat e lënduar kanë marrë ndihmë në Emergjencën e qytetit të Podujevës.
Gazeta Blic ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët policorë në Podujevë, por që ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.