×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy fëmijët u gjetën të ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga tragjedia në familjen shqiptare në Gjermani

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 9:45

    Një burrë shqiptar i moshës 44 vjeçe, dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13 vjeç, ka plagosur rëndë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje të dielën pasdite në Hamburg të Gjermanisë.

    Mediumi gjerman BILD raporton se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës  22:53 kur fqinjët dëgjuan të shtëna armësh në banesën e tyre.

    Sipas këtyre raportimeve, dy fëmijët 11 dhe 13 vjeç u gjetën me të shtëna armësh në kokë, transmeton Reporteri.net.

    Pranë tyre ndodhej, F.R, babai i dy djemve të ekzekutuar. Afër vendit të krimit ndodhej edhe arma e vrasjes.

    Përkundër përpjekjes së mjekëve për ta shpëtuar, kryefamiljari tashmë kishte vdekur.

    E plagosur rëndë në spital dërgohet nëna e fëmijëve, e cila po ashtu është qëlluar me armë zjarri.

    Sipas informacioneve të BILD,  pista e hetimeve është tek babai, i cili dyshohet ka qëlluar me armë  të dy fëmijët dhe më pas ka vrarë veten.

    Sipas fqinjëve çifti bashkëshortor kishin probleme mes vete edhe më parë. Ai raportohet se ka kërcënuar edhe në të kaluarën të afërm të cilët e kanë denoncuar në polici.

    Një fqinj i habitur nga tragjedia rrëfeu për takimin e fundit me babain e fëmijëve të vrarë.

    “Djemtë ishin gjithmonë kaq të lumtur. I pashë para një dite. Dhe tani ata do të ekzekutohen në fund të Krishtlindjeve”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!