Dy kosovarë kanë marrë lëndime, njëri më të rënda në aksidentin në të cilin u përfshi eskorta e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që po ktheheshin nga foltorja që kishin zhvilluar në Kurbin.
Por si ndodhi aksidenti?
Raportohet se një Benz 190 është futur në krah të kundërt duke shkaktuar aksidentin zinxhir, shoferi i të cilit ishte nën efektin e alkoolit.
Në këtë moment një nga makinat e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha për ta shmangur, tentojnë të kthehen duke përplasur një tjetër automjet që kishin para.
Raportohet se një nga makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.
Mësohet se i vetmi i lënduar rëndë, me dëmtime në fytyrë është një i ri nga Kosova, i gjendur në një nga automjetet e përfshira në aksident. Po ashtu të lënduar janë edhe dy të tjerë.
Të lënduarit janë: Një 15 vjeçar nga Prishtina dhe A. M 27 vjeç Prishtinë si dhe Sali Lozi 28 vjeç Tirane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.