Dy liderët e Listës Guxo, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, kanë vizituar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë u bë dje, në ditën e fitores së 14 shkurtit, dhe kur po shënohen dy vjet nga Qeveria Kurti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një shkrim në Facebook, kryediplomatja Donika Gërvalla “i çoi në qiell” presidenten dhe kryeministrin, duke i cilësuar si liderë transparentë, demokratikë e me faqe të bardhë.
“Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik”, shkroi ajo.
“Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë”, tha tutje Gërvalla. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.