×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy ministra austriakë nesër vizitojnë Kosovën, takohen me Konjufcën e Rekën

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 16:09

    Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg dhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler do të qëndrojnë nesër për një vizitë të shkurt në Kosovë ku do të takohen me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Kosovës, Glauk Konjufcën dhe ministri për Integrime Evropiane, Blerim Reka.


    Siç njofton kumtesa, takimi do të zhvillohet në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, “Adem Jashari”.

    Pritet që takimi bilateral të fillojë në ora 15:45 minuta, në hapës e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës, Blerim Reka.

    Ata do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në orën 17:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!