Dy mjekë nga Lipjani janë infektuar me coronavirus. Të dytë punojnë në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës, Diamant Bytyçi i cili ka thënë se do të testohen personat që kanë pasur kontakt më të infektuarit.
“Mbrëmë i kemi pas dy raste të reja. Janë infektuar dy mjekë që punojnë në Prishtinë. Në total i kemi 40 raste, 19 janë të shëruar dhe 21 raste janë aktive, ka thënë Bytyçi për Reporterin.
Bytyçi tutje ka shtuar se në Lipjan deri më tani janë infektuar me coronavirus 40 persona, prej tyre 21 raste janë raste aktive.
Kujtojmë se në ditët e fundit numri i personave të prekur me coronavirus është rritur, dhe një pjesë e tyre janë punëtorë të institucioneve publike dhe private. /Reporteri.net/.