×
  • Lajme
  • Lajme / Histori suksesi

    Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 21:46

    Dy motrat nga Gjilani, Edona dhe Anisa Murseli, kanë diplomuar në universitetin prestigjioz “Yale University”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reporteri.net.

    Njëra ka diplomuar në nivelin Bachelor, e tjetra në Master.

    Lajmin e ka bërë të ditur ish-nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

    Ai ka bërë me dije se ato janë vajzat e profesorit Zijadin Murseli.

    “Një ditë historike për Gjilanin dhe mbarë kombin shqiptar! Dy bijat e qytetit tonë, Edona dhe Anisa Murseli, shkëlqyen në skenën ndërkombëtare të dijes duke u diplomuar në Yale University, një nga institucionet më të njohura akademike! Edona me titull Master ndërsa Anisa me Bachelor, arritje që flet me gjuhën e përkushtimit, mençurisë dhe sakrificës. Krenaria jonë rritet kur e dimë se janë bijat e profesorit të nderuar Zijadin Murseli, një simbol i dijes dhe edukimit. Ky sukses nuk është vetëm personal i tyre, por është një gurthemeli për vetëbesimin e rinisë sonë për zhvillim dhe arritje shkencore”, ka shkruar Ismajli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!