Ndonëse për dy muaj punuan nga 12 orë në ditë për shkak të pandemisë së Coronavirusit, policëve të Kosovës do tu paguhen vetëm nga 60 orë brenda një muaji, shkruan Reporteri.net. Pjesa tjetër do tu kompensohet me pushim.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli ka thënë për Reporteri.net se sipas proceduarave zyrtarëve policor do tu paguhen vetëm 60 orë, kurse pjesa tjetër do të kompensohet me pushim.
“Ne kemi biseduar për këtë cështje dhe polici nuk humb asgjë sepse orët e tjera i merr si pushim.
Kemi kërkesa të ndryshme të policëve disa duan pushim, të tjerë duan që tu paguhen orët shtesë. Njëherë për një herë është kështu, nuk ka ndonjë ankesë por ka propozime të ndryshme”, tha Tasholli për Reporteri.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, që nga data 24 mars, 2020 deri me datë 25 maj, 2020, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë punuar me orar 12 orësh nga orari 8 orësh që bëjnë zakonisht.
Kjo është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë në vend, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.