×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy nga të infektuarit me coronavirus në Kosovë i takojnë moshës nën 6 vjeçare

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 8:17

    Nga 35 të infektuar me koronavirus në Kosovë, dy prej tyre i takojnë moshës nën 6 vjeçare, shkruan Reporteri.net.


    Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili ka thënë se se grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.

    “Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe. Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç”, ka shkruar Hoti.

    Sipas Hotit,  nga 13 marsi e deri më 3 prill, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    https://www.facebook.com/faik.hoti.14/posts/10158221675260816

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!