Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.
Ky aksident është shkaktuar si pasojë e garave të veturave, ku kanë vdekur tre persona dhe tre të tjerë janë lënduar.
Dy prej viktimave dikur kishin qenë futbollistë të ekipit “KF Gjakova”, klub ky i cili edhe ka dal edhe me një reagim në Facebook.
Kryesia si dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave u kanë shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.
“”Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë M.D dhe L.S. Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit M. dhe L.”, thuhet në reagimin e KF Gjakovës./Reporteri.net
@reporterimedia 🚨🚨🛑KUJDES: Pamjet janë shqetësuese/ Momenti fatal: Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për të paktën tre viktima #fyp #reporteri #viral #aksident #prizren ♬ original sound – Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.