×
  • Lajme
  • Lajme / Protesta

    Dy njësitë elitare të Policisë paraqesin kërkesat para Qeverisë: Mos luani me dinjitetin tonë, nuk do të zmbrapsemi deri në realizim

    Reporteri
    01 Nëntor 2023 | 12:28

    Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, dhe ata të Njësitit  për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës.

    Ata  kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ata kanë kërkuar nga kryeministri Kurti që të reflektojë dhe të takohen për të diskutuar për realizimin e kërkesave të tyre.

    Këto dy njësite elitare të Policisë thanë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave, teksa kërkuan që të mos luhet me dinjitetin e tyre.

    “Nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të ndërmarrin hapa konkretë në realizimin e tyre. Ju i nderuar kryeministër i dini shumë mirë rreziqet dhe kërcënimet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por edhe në jetën private. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, me jetën e familjeve tona. Ne kemi dëshmuar vetën në shumë raste të kaluar dhe së fundmi në neutralizimin e grupit terrorist më 24 shtator. Kërkojmë që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe të pranoni kërkesat tona dhe presim që së shpejti të takohemi dhe t’i zgjidhim së bashku.

    Kërkesat tona janë: Kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve  dhe Rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, u shpreh përfaqësuesi i tyre.

    Pjesë nga fjalimi  para Qeverisë:

    Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive sot jemi mbledhur para Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë sidomos për shtesat e parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe të përgatitura me standardet më të larta ndërkombëtare, janë të specializuar dhe çertifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve, si dhe rastet ku cënohet siguria kombëtare, gjithashtu edhe intervenime ku rrezikshmëria vlerësohet të jetë ekstreme. Prandaj jemi njësi elite të Policisë së Kosovës. Këto dy njësi janë të trajnuar nga akademitë dhe njësitë më prestigjioze në botë. Jemi të përgatitur dhe të barabarta me njësi elite të botës e një gjë të tillë e dëshmon pjesëmarrja dhe suksesi në shumë operacione policore e gara ndërkombëtare duke sjellë edhe medalje për Kosovën. Këto dy njësi gjithmonë kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë duke realizuar operacione sidomos në pjesën më të ndjeshme të vendit duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin shtetëror. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kemi marrë premtime për benifite të cilat na takojnë, por asnjëherë nuk janë realizuar. Fillimisht arsyet e mospërmbushjes së kërkesave tona ka qenë mungesa e ligjit të pagave….

    Përkundrazi ka pasur edhe ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë të cilën e kemi gëzuar nga viti 2010 u ndalua e tëra. Ne jemi unikë në në kërkesat tona sepse janë kërkesa legjitime dhe të nevojë urgjente. Nuk do të zmbrapsemi deri në realizimin e tyre. Ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të ndërmarrin hapa konkretë në realizimin e tyre. Ju i nderuar kryeministër i dini shumë mirë rreziqet dhe kërcënimet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por edhe në jetën private. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, me jetën e familjeve tona. Ne kemi dëshmuar vetën në shumë raste të kaluar dhe së fundmi në neutralizimin e grupit terrorist më 24 shtator. Kërkojmë që propozimin e dhënë për shtesat e rrezikshmërisë ta rishikoni dhe të pranoni kërkesat tona dhe presim që së shpejti të takohemi dhe ti zgjidhim së bashku.

    Kërkesat tona janë:

    Kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve

    Rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!