×
  • Lajme
  • Lajme / Ndihmëssekretarit Amerikan i Shtetit

    Dy orë e gjysmë diskutime, përfundon takimi Kurti-O’Brien

    Reporteri
    21 Tetor 2024 | 17:52

    Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

    Takimi u mbajt për dy orë e gjysmë në ndërtesën e Qeverisë.

    Pas takimit O’Brien e as kryeministri Kurti nuk janë deklaruar për media.

    Zyra e Kryeministrit pak më parë ka dërguar fotografi të takimit, pa dhënë asnjë informacion shtesë.

    O’Brien mbërriti në ndërtesën e Qeverisë i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

    Ai fillimisht ishte në Ambasadën Amerikane, ndërsa ambasadori Hovenier paralajmëroi biseda për “çështjet kyçe bilaterale”.

    “Kënaqësi ta mirëpres Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe ta ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, tha Hovenier, siç njoftoi Ambasada.

    O’Brien ishte të dielën në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Në një intervistë për RTS-në, përpara nisjes për në Prishtinë, O’Brien ka folur për pasoja ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të Qeverisë pa pakoordinim me SHBA-në.

    Ai tha se kjo sjellje e Kosovës nxit dyshime se Qeveria “është më shumë e interesuar për të treguar fuqi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!