×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy pacientë nga Vushtrria shërohen nga coronavirusi, ndërsa katër të tjerë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 17:05

    Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, numri i të spitalizuarve me COVID-19 është 35, derisa theksoi se 2 pacientë nga komuna e Vushtrrisë, konsiderohet të shëruar nga koronavirusi dhe janë kthyer në shtëpi.


    Në një prononcim për KosovaPress, ai theksoi se gjendja e të prekurve me COVID-19, është stabile duke përjashtuar këtu 2 pacientë të cilët janë me oksigjeno-terapi dhe 2 të intubuar.

    “Momentalisht në klinikën Infektive, janë 35 të spitalizuar, përjashtuar 4 pacientë të cilët 2 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 2 prej tyre janë të intubuar, gjendja e të tjerëve është stabile”, u shpreh Dreshaj.

    Sa i përket pacientëve të cilët janë liruar sot nga Klinika Infektive, ai thotë se rezultat e konfirmimit laboratorik, ende nuk i kanë, mirëpo këta të fundit kanë qenë të shëruar nga COVID-19, andaj dhe janë liruar nga kjo klinikë.

    “Realisht i kemi bërë 2 lëshime sot, për 2 paciente të cilët praktikisht kanë qenë të shëruar prej koronavirusit, rezultatet e konfirmimit laboratorik ende nuk i kemi por realisht ata kanë shkuar në shtëpi, janë dy pacientë nga komuna e Vushtrrisë”, thotë Dreshaj

    Kur jemi te masat mbrojtëse të cilat janë të nevojshme për trajtimin e të prekurve me COVID-19, Dreshaj bëri të ditur se janë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse dhe se po punohet me përkushtim.

    Ndryshe, në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus momentalisht është 250, 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe52 të shëruar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!