×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy pacientë të infektuar me Coronavirus ndodhen në gjendje kritike

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 9:24

    Dy persona të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike. Kjo është konfirmuar nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK).


    QKUK bën të ditur  se dy nga 47 të infektuarit që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive janë në gjendje kritike, ndërkohë 41 të tjerë raportohet se janë në gjendje stabile dhe 4 raste kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, shkruan Reporteri.net.

    Për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.

    Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

    Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.

    Me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.

    Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;

    47 raste të infektuar me Covid-19

    41 kanë gjendje stabile

    4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,

    2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!