×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona e dërgojnë pa shenja jete një 20-vjeçare në spitalin e Ferizajt, pastaj ikin

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 16:52
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Në emergjencën e qytetit të Ferizajt sot gjatë ditës së sotme është dërguar një femër e moshës rreth 20-vjeçare pa shenja jete.


    Viktimën në spital e kanë dërguar dy persona të panjohur, të cilët dhe janë larguar më pas.

    Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:08. Kurse vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët në Ferizaj.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se ende nuk dihet identiteti i viktimës.

    “Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, është e moshës rreth 20-vjeçare. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!