Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 01:30, policia është njoftuar për një grabitje të armatosur në rrugën “Hamza Jashari” në Prishtinë.
Punëtori i një pike karburanti ka raportuar në polici se teksa po punonte kanë hyrë dy të dyshuar me maska antiCovid dhe nën kërcënimin e revolës kanë vjedhur 905 euro.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE /Rr. Hamza Jashari, Prishtinë 31.10.2021 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti Covid, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.