×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona nën ndikim të alkoolit bëjnë provokime në Gazimestan, ndërhyn Policia

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 14:45

    Që nga mëngjesi serbët kanë filluar të mblidhen në fshatin Gazimestan të Obiliqit, vend në të cilin për çdo vjet festojnë ‘betejën e Kosovës’ të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.


    Edhe 10 autobusë kanë arritur më herët nga Beogradi për t’ju bashkangjitur këtij festimi i cili po përcjellet nga shumë patrulla të Policisë të Kosovës.

    Dy persona që besohet se ishin nën ndikimin e alkoolit kanë bërë disa provokime të vazhdueshme, çka i është dashur Policisë së Kosovë të ndërhyjë.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net  edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

    “Sot, më 28.06.2020, pak para orës 14:00, gjatë manifestimit në Gazimestan, dy persona (dyshohet nën ndikim të alkoolit), kanë bërë disa provokime të përsëritura. Edhe përkundër vërejtjeve të dhëna nga Policia, të njëjtit kanë vazhduar me provokime, dhe zyrtarët policor janë detyruar të ndërmarr veprime, për t’i ndaluar provokimet dhe për t’i zhvendosur nga masa. Të njëjtit pastaj janë liruar”, deklaroi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!