×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona nga Topanica dalin prej karantinës, arrestohen nga policia

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 11:10

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Topanicë të Kamenicës janë ndaluar dy persona.


    Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, derisa të dy këta e kanë thyer urdhrin duke dalë nga shtëpia, pasi që fshati është futur në karantinë.

    Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Gjatë patrullimit njësiti policorë ka ndaluar dy persona meshkuj kosovar të fshatit Topanicë, fshat ky i cili është në karantinë. Te dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!