×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Dy persona të maskuar e sulmojnë një grua me djalin e saj në Gjilan, dyshohet se edhe e kanë dhunuar

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 8:39

    Një grua bashkë me djalin e saj, ditën e djeshme rreth orës 00:40 derisa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar nga dy persona të maskuar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kanë arritur t’i marrin gruas në fjalë stolitë e arit që kishte si dhe paratë.

    Poashtu dyshohet se të njëjtit edhe e kanë dhunuar.

    Njoftimi i policisë:

    GRABITJE&DHUNIM

    Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!