Dy persona nga Gjakova janë identifikuar me koronavirus, sipas raportimeve bëhet fjalë për një çift.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka deklaruar sot se sipas informatave dy personat për një kohë kanë qenë në Gjermani.
Ai thotë se dy personat në fjalë kanë pasur kontakt me njerëz të tjerë, familjarë, miq dhe duhet që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do t’i kontaktojë të gjithë ata persona dhe të bëjë izolimin e tyre.
“Kanë pasur kontakte të shumta me njerëz, sigurisht do të jetë një rrezik edh pse nuk duhet të bëjmë panik, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëp”, tha ai në Tv Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Kolaj ka thënë se dy personat janë të shtruara në QKUK.
Ai ka thënë se si komunë i kanë marrë të gjitha masat me mundësitë që kanë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.