×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy personat nga Obiliqi të infektuar me koronavirus janë shëruar plotësisht

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 22:15

    Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i është gëzuar lajmit se dy personat e vetizoluar me COVID-19 nga komuna që ai udhëheq kanë rezultuar negativë dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.


    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka falënderuar qendrat e mjekësisë familjare dhe stafin policor që, siç ka thënë ai, në vazhdimësi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.

    Gashi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, dhe t’i respektojnë rekomandimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

    Postimi i plotë:

    Bashkëqytetarë të nderuar,

    Ju njoftoj se nga rezultatet e analizave laboratorike të dalura nga IKSHPK-ja për dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.

    Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marrura ka rezultuar negativ.

    Me këtë rast, personave të shëruar ju dëshiroj shëndet të plotë, falenderoj ekipen e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimesi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.

    Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë.

    Falenderimi i takon Zotit të madhërishëm, lajme të tilla dëgjofshim sa ma shpesh këto ditë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!