Dy profesorë në Suharekë kanë raportuar në Polici se janë ngacmuar përmes rrjeteve sociale gjatë orës mësimore.
Ngacmimet i kanë pranuar përmes rrjetit social Instagram nga dy faqe të panjohura në adresat e tyre.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
“Suharekë 05.02.2021-16:00. Dy ankues meshkuj kosovarë profesor në shkollën e lartë cekur kanë raportuar se deri sa kanë qenë duke mbajtur orë mësimore kanë pranuar përmes rrjeteve sociale Instagram mesazhe fyese nga dy faqe të panjohura në adresat e tyre..”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri,.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.