×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste të dhunës në familje 24 orëshin e fundit, një person arrestohet, tjetri lirohet në procedurë të rregullt

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 10:45

    Në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.

    Një nga rastet është në Gllogoc, ky një person është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri rast në Fushë Kosovë, mëngjesin e djeshëm, por që i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    · Gllogoc / 07.01.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

    · Fushë Kosovë / 07.01.2025 – 10:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!