×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shtetas të huaj ‘ngecin’ në mes të detit në Dhërmi, i shpëton ekipi i Kërkim-Shpëtimit

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 22:46

    Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në Shqipëri i kanë shpëtuar dy shtetas të huaj në Dhërmi, pasi velierja e tyre kishte pësuar defekt.

    Shtetasi zviceran dhe ai gjerman, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Sot, në orën 11:55, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit u njoftua nga autoritetet greke për një veliere me dy shtetas të huaj (gjerman dhe zviceran) që kishte pësuar defekt në motor rreth 5 milje nga Gjiri i Gramës. Menjëherë u angazhuan mjeti i Policisë Kufitare Dhërmi dhe anija patrulluese e Forcës Detare P133 “LISUS”, ndërsa patrulla tokësore monitoroi situatën nga bregu”.

    “Falë ndërhyrjes së koordinuar dhe pavarësisht kushteve të detit, motori u rivu në punë dhe veliera “INRESCENT” u shoqërua e sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos. Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ky operacion konfirmon bashkëpunimin efikas mes Policisë Kufitare, Rojës Bregdetare dhe QKKSH-së për garantimin e sigurisë në det”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!