Dje ka ndodhur një aksident trafiku në rajonin e Gjakovës, nga i cili lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy persona-meshkuj.
Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe gjashtë persona tjerë, të gjithë shtetas të Shqipërisë.
“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia.
Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.