Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është nxehur fort në diskutimin e sotëm pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mënyrë të përsëritur i është referuar Republikës së Kosovës si shtet.
Ai ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”.
“Hoti theksoi disa herë: dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera. I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”, ka thënë Vuçiq në diskutimin e bërë në Forumin për Siguri në Beograd.
“Dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete… Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244”, është shprehur Vuçiq në Forumin e Sigurisë në Beograd.
“Duhet ta respektojmë njëri-tjetrin. Kur flasim për zgjidhje kompromisi nuk mund të flasim që Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova ta njohë Serbinë. Ju nuk njihni shtete. S’kemi nevojë për ketë. Kemi nevojë për kompromis”, ka vazhduar kreu i shtetit serb.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.