Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve, në rajonin e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.
Rasti i parë siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të PK-së është në Podujevë, ku burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, shtetase e Shqipërisë, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Derusa tjetri rast ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 ku një person ka sulmuar gruan me të cilën bashkëjetonte.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë 20.04.2024, 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 20.04.2024, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.