×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të infektuar në Qendrat për Regjistrimin e Veturave dhe pajisjeve me dokumente në Prishtinë, pezullohen shërbimet

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 17:41

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dy zyrtarë në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë janë infektuar me coronavirus.


    Përmes një njoftimi në Facebook, Agjencia e Regjistrimit Civil në kuadër të MPB’së ka njoftuar se pajisja me dokumente në këto qendra do të pezullohet.

    “Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me COVID19 dy zyrtarë të këtyre qendrave. Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/RKS.MPB/posts/3091358814285949

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!