Një aksident trafiku i ndodhur sot mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Prishtinë-Podujevë, la të lënduar dy persona.
Ky aksident i cili ndodhi në fshatin Trudë, i shkaktuar midis këtyre dy automjeteve, pasoi lëndime trupore te motoçiklisti dhe pasagjerja në motoçikletë.
Këtë e ka bërë të ditur për Reoprteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime më të rënda,
“Sot me datë 17.05.2020 në rrugen Prishtinë-Podujevë në fshatin Trudë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe të përfshira ishin një veture dhe një motoçikletë. Në këtë aksident trafiku janë lënduar ngasesi dhe pasagjerja në motoçikletë. Raportohet që ngasësi i motoçikletës ka lëndime më të rënda”, ka thënë Hoxha.
Ai tutje njofton se njësitet kompetente policore janë marrë me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.