×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj në gjendje kritike

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 17:44

    Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restaurant në Ferizaj, ka edhe të lënduar rëndë.


    Mjeku kujdestar ka thënë se shumë pacientë janë futur në sallë të operimit, ndërkohë që dy janë në gjendje kritike, shkruan Reporteri.net.

    “Deri më tani i kemi pranuar 15 pacientë. Gjendja shëndetësore është mesatarsisht e rëndë. Deri më tani në sallën e operacionin janë duke u trajtuar 9 persona. Lëndimet janë kryesisht në fytyrë dhe pjesën e pasme të trupit”, ka thënë mjeku.

    Mësohet se deri tani numri i të lënduarve nga shpërthimi në restorantin në Ferizaj ka arritur në 41. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se  deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.

    Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!