Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Malishevës.
Nga fotot e publikuara shihet se janë aksidentuar dy vetura mes vete, ku njëra prej tyre është rrokullisur.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai tha se si pasojë e aksidentit tre persona kanë marrë lëndime trupore, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
“Njësitet e trafikut rajonal i janë përgjigjur vendit të ngjarjes“, tha Graishta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.