Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nën akuzën për vrasje në tentativë, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë rasti ka ndodhur me datën 07.07.2019, në rrugën Garibaldi në Prishtinë, ku nga arma e ftohtë (thikë) lëndime trupore kanë marrë dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK, për tretman mjekësor.
Të arrestuarit janë V.S, 19 vjeç dhe D.S 18 vjeç.
Policia njofton se që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar:
o V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
o D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve. /Reporteri.net