Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ndodhi mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia njofton se në aksident u përfshinë dy vetura dhe një kamion. Për pasojë dy persona mbetën të vdekur, e tre të tjerë të lënduar.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.
“Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” Prizren jug KM13 / 21.10.2024 – 18:40. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.