×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vdekje brenda ditës, shënohet viktima e 11-të nga Coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 17:24

    Është shënuar viktima e 11-të nga Coronavirusi në Kosovë.


    Klinika Infektive e QKUK-së, bën të ditur se një grua 71-vjeçare  e infektuar me coronavirus ka vdekur sot.

    Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një 71 vjeçare nga Komuna e Vushtrrisë e cila në QKUK ishte pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Reporteri.

    E ndjera kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    “Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive më 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë se sot paradite është shënuar edhe një vdekje tjetër në Kosovë nga koronavirusi. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!